Një vajzë 7 vjeçe hipën e vetme në avion dhe pa bilete. Ngjarja ka ndodhur në kompaninë ajrore të Easyjet në Gjenevë të Zvicrës, ku thuhet se vogëlushja ishte larguar nga prindërit e saj.
Pasi analizuan videon e survejimit, zëdhënësi i aeroportit të Gjenevës, Bertrand Stämpfli, tha se vajza ka arritur që të kalojë të gjitha pikat e kontrollit duke përfituar nga fluksi i fundjavës dhe se ajo është kujdesur që të japë imazhin se ishte e shoqëruar nga të mëdhenjtë.
Për pasojë ka qenë në gjendje që të zhdukë dyshimet. Në momentin që ekuipazhi i avionit pati dyshime ajo iu afrua një çifti, për të dhënë idenë se ishte e shoqëruar.
Por fatmirësisht vogëlushja u zbulua përpara se avioni të nisej dhe iu kthye prindërve./Mesazhi/