Zv/presidenti turk në Paris pas bisedimeve për Ukrainën: Turqia pjesë e pandashme e procesit

Zv/presidenti i Türkiyes, Cevdet Yılmaz, ka deklaruar se vendi i tij, si anëatre e NATO-s dhe kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), është pjesë e pandashme e procesit me industrinë e saj të mbrojtjes dhe kapacitetin diplomatik.

Duke folur për Anadolu, Yılmaz, i cili përfaqësoi presidentin Recep Tayyip Erdoğan në samit, tha se takimi ishte vendimtar jo vetëm për Ukrainën, por edhe për “sigurinë dhe të ardhmen e Evropës”.

Ai theksoi se bisedimet theksuan edhe një herë rëndësinë e Türkiyes në sigurinë evropiane dhe përsëriti mbështetjen e Ankarasë për nismën e armëpushimit të mbështetur nga SHBA-ja në luftën ën Ukrainë.

“Megjithatë, thelbësore është një armëpushim më i përhershëm dhe gjithëpërfshirës në vend të marrëveshjeve të pjesshme dhe të përkohshme”, tha Yılmaz.

Duke theksuar avokimin e Türkiyes për një zgjidhje diplomatike në luftën Ukrainë-Rusi, ai shprehu shpresën se armëpushimi do të jetë i suksesshëm.

Yılmaz gjithashtu theksoi se Türkiye më parë ka luajtur role të rëndësishme në Marrëveshjen e Korridorit të Drithërave dhe në procesin e shkëmbimit të të burgosurve. Ai tha se presidenti Erdoğan ka dialogë “shumë të mirë” si me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ashtu edhe me presidentin rus, Vladimir Putin.

Zv/presidenti turk theksoi rolin konstruktiv të Türkiyes në proceset e paqes dhe e përshkroi takimin e Parisit si produktiv.

Duke theksuar se Ankaraja do të vazhdojë ta ndjekë nga afër këtë proces, Yılmaz tha se “kemi zbuluar se si i shohim këto konflikte dhe perspektivën tonë për zgjidhje”.

Ai po ashtu pranoi se nuk kanë rënë dakord për të gjitha detajet.

“Një theks i përbashkët u vu në samit se siguria e Evropës duhet të sigurohet së bashku”, tha Yılmaz.