Zv/kryeministri italian, Tajani: Duam të jemi pjesë aktive e procesit të paqes në Siri

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministër i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministër i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani tha se një delegacion italian u takua me administratën e re në Siri, transmeton Anadolu.

Siç raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA, Tajani gjatë vizitës së tij në Kosovë dha deklaratë lidhur me zhvillimet në Siri pas rrëzimit të regjimit 61 vjeçar të partisë Baath.

“Një delegacion nga Italia u takua në Damask me administratën e re në Siri. Duam të jemi pjesë aktive e procesit të bashkimit, paqes dhe stabilitetit në Siri”, theksoi Tajani.

Ndërsa për punimet lidhur me heqjen e sanksioneve kundër Sirisë, Tajani tha se është e rëndësishme të ndiqen këto procese.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni më 18 dhjetor tha se heqja e sanksioneve ndaj Sirisë mund të jetë një mjet tjetër për t’u përdorur për të siguruar afrimin, por se situata nuk është shumë e qartë për momentin.