Shtypësi ( zullumqari) kalon nëpër katër faza të përshkruara nga Kurani
Faza e parë:
Faza e prolongimit dhe dhënjes afat:
{Mirëpo, atyre u jap afat, se kapja (dënimi) Im është i fortë}.
Ndoshta, mund të jetë hera e parë e ndonjë padretjtësie dhe ende ka mundësi reale të tërhiqet e të pendohet!
Faza e dytë:
Faza e joshjes:
{Ne do t’i tërheqim ata per atje ku ata nuk e dinë}.
Kjo do të thotë që bota nuk ngushtohet por zgjerohet, përkundrazi, ajo hapet e shtohet. Në zhargonin popullorë thuhet: tërhiqet në kokrra, pra Zoti i jep atë që kërkon dhe shpreson, madje edhe më shumë se atë që kërkon!
Sepse, më nuk ka shpresë për kthim dhe tani duhet të zhytet më tutje, qe të meritoj denimin e dhembshëm.
Faza e tretë:
Faza e mashtrimit:
{Djalli i ka mashtruar, duke u’a zbukuruar atyre, veprat e liga}
Tash më zemra dhe ndërgjegjja e shtypësit kanë vdekur të dyja.
Ai fillon të tregojë se padrejtësia e tij është e drejtë, madje edhe është dashur të veproj kësisoj!
Faza e katërt:
Faza e ndëshkimit:
{Ja, kështu është ndëshkimi i Zotit tënd, kur dënon vendet që janë zullumqare. Vërtetë, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër}.
Momenti i dënimit vije nga padrejtësia, për të qenë më është i pa evitueshëm dhe shumë i rëndë.
Nga: Halil Avdulli