Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) nuk ka treguar përqindjen e rritjes së çmimit të energjisë elektrike për vitin 2025.
Në mbledhjen e sotme, ZRrE tregoi vetëm të hyrat e lejuara për operatorët, mirëpo përkundër insistimit të mediave të njëjtit nuk treguan përqindjen e rritjes së tarifave.
Drejtori menaxhues i ZRRE-së, Petrit Pepaj kanë thënë se për këtë çështje do të bëhet publike komunikata.
Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu më pas ka kërkuar nga gazetarët që të lirojnë hapësirën, pasi sipas tij bordi kalon në seancë të mbyllur për shqyrtimin e ankesave të konsumatorëve.
Anëtarë të bordit të ZRrE thanë se janë rritur kostot e shërbimeve dhe blerjes së energjisë.
Ndryshe, me pesë vota për dhe asnjë votë kundër, Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ka aprovuar të gjitha pikat që i kishte në rend dite në mbledhjen e sotme.
E në rend dite ishin: shqyrtimi i propozimit per aprovimin e te Hyrave te Lejuara Maksimale per OST/OT; Shqyrtimi i propozimit per aprovimin e te Hyrave te Lejuara Maksimale per OSSH; Shqyrtimi i propozimit per aprovimin e te Hyrave te Lejuara Maksimale per FSHU;
ZRRE kohë më parë njoftoi se ka propozuar shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në vend për rreth 15 për qind.
I gjithë paralajmërimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike, ka shkaktuar reagime të shumta nga bizneset, subjektet politike dhe qytetarët, madje kishte edhe protesta.