Zyra e Rregullatorit për Energji ka konfirmuar se çmimi i energjisë elektrike është rritur për rreth 16% për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.
Përmes një komunikatë pas mbledhjes së Bordit, ZRRE ka publikuar edhe me shkrim kërkesat e miratuara të tre operatorëve energjetikë.
“Kërkesa/propozimi fillestar i KOSTT-it për të Hyrat e Lejuara Maksimale për OST/OT – ka qene 101.878 mil€ ndërsa ZRRE i ka aprovuar këto të hyra në vlerën prej 88.198 mil€; Kërkesa/propozimi fillestar i KEDS-it për të Hyrat e Lejuara Maksimale për OSSH ka qenë 214.45 mil€ ndërsa ZRRE i ka aprovuar këto të hyra në vlerën prej 180.653 mil€; Kërkesa/propozimi fillestar i KESCO-s për të Hyrat e Lejuara Maksimale për FSHU ka qene 447.626 mil€ ndërsa ZRRE i ka aprovuar këto të hyra në vlerën prej 435.626 mil€, ku përfshihen operatorët e licencuar OSSH dhe OST/OT”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së.