Është një rrip toke sot në botë ku fëmijët po vdesin nga uria, jo sepse atë vend e ka pllakosur thatësira por sepse një ushtri barbare, që u ka vrarë prindërit, nuk lejon hyrjen e ndihmave ushqimore.
Një kamp përqëndrimi me 2.3 milion njerëz të rrethuar, të pambrojtur, të paushqyer, të pafuqishëm.
Emrin e atij vendi nuk po e shkruaj, sepse algoritmi nuk e pëlqen dhe e rrethon edhê këtë postim me të njëjtën barbari.
Zoti i shpëtoftë nga barbaria ata dhe të gjithë robërit e tij të shtypur!
P.s. algoritmit të Markut ia gjejmë anën. Atij algoritmit të lepurit në zemër nuk i gjejmë dot derman.
Nga: Vehap Kola