Zot na ruaj nga karikaturat lëvizëse!

Shkruan: Dr. Rijad Imeri

Nëse muslimanët anekënd botës ndihen të indinjuar për shkak të disa karikaturave statike ( të palëvizëshme) me të cilat blasfomohet Profeti i Zotit Muhamedi a.s. nga lapsi i disa karikaturistëve, indinjata e muslimanëve dhe zemërimi më i madh i tyre duhet të jetë ndaj këtyre karikaturave lëvizëse nëpër rrugë të cilët e blasfomojnë Allahun, fjalën e tij (Kur’anin) dhe praktikën islame me duart dhe veprat e tyre.

Pra nëse karikaturat e para janë krijuar që të ofendohet Islami dhe të tallen me të, këto karikaturat lëvizësje (#terroristët) janë krijuar që ta çrrënjosin Islamin dhe të shuhet simpatia e njerëzve ndaj kësaj feje hyjnore.

Këta njerëz që sa herë ndokush ua ofron një armë apo lihen të lirë janë në gjendje që të bëjnë trazira në tokë, të derdhin gjakun e të pafajshmëve dhe më e keqja ta rrënojnë çdo gjë që muslimanët me sjelljet, mençurinë dhe devotshmërinë e tyre e kanë ndërtuar!!

Këta kriminel të cilët e shfrytëzojnë udhëzimin hyjnorë për t’i shfry epshet e tyre shtazarake mbi civil të pafajshëm, dhe e shfrytëzojnë pastërtin e Islamit që të arrijnë te krimet e tyre, këta i mallkon toka e qielli!

Këto karikatura të marrëzishme të cilat lëvizin nëpër tokë aq kanë të bëjnë me Islamin dhe bukurinë e tij, sa kanë të bëjnë karikaturat e #charlie_hebdo-s me bukurinë e Profetit të Zotit Muhamedin a.s.

Këta mediokra, që kanë aftësi të kufizuara në mendjet e tyre, dhe që inspirohen nga djajtë e xhinëve dhe njerëzve për ta prezentuar Islamin në formën më të shëmtuar që ekziston, sikur ta kuptonin se sa e dëmtojnë dhe turpërojnë udhëzimin hyjnorë, do të turpëroheshin t’i thuanin vetes musliman, nëse ndonjëherë e kanë ndjerë një gjë të tillë!

Këto kukulla (me emra muslimanësh) që ndodhen në duart e regjisorëve të tyre kriminel janë më të rrezikshëm se armët bërthamore në duart e të çmendurve, ngase nga duartë e tyre nuk është ka shpëton as besimtar e as jobesimtar, as i vogël e as plak, as burrë e as femër, as vend musliman.