Ndjenjat tona janë dhe gjithmonë kanë qenë të lidhura me stomakun apo më konkretisht me zorrët.
Por, a e keni menduar se sa fortë janë të lidhura zorrët dhe truri?
Këto dy organe janë të lidhura si fizikisht dhe biokimikisht në një numër mënyrash të ndryshme.
Neuronet janë qeliza që gjenden në trurin tuaj dhe sistemin nervor qendror që i tregojnë trupit tuaj si të sillet. Ekzistojnë afërsisht 100 miliardë neurone në trurin e njeriut.
Është interesante se si zorra përmban 500 milionë neurone, të cilat janë të lidhura me trurin tuaj përmes nervave në sistemin tuaj nervor.
Zorra dhe truri juaj janë gjithashtu të lidhur përmes kimikateve të quajtur neurotransmetues. Neurotransmetuesit e prodhuar në tru kontrollojnë ndjenjat dhe emocionet.
Madje, nëse sistemi juaj imunitar është sulmuar për një kohë të gjatë, kjo mund të çojë në inflamacion, i cili shoqërohet me një numër çrregullimesh të trurit si depresioni dhe sëmundja e Alzheimerit.