Zorc vazhdon kontratën me Dortmund

Borussia Dortmund ka njoftuar për një marrëveshje të rëndësishme.

Skuadra e Borussia Dortmund, ka njoftuar pak minuta më parë për arritjen e marrëveshjes me Michael Zorc.

Zorc ka nënshkruar vazhdimin e kontratës me BVB, dhe do të jetë në ‘Signal Iduna Park’ deri në vitin 2022, transmeton lajmi.net.

Zorc është personi që mban postin e drejtorit sportiv te BVB dhe viteve të fundit ka bërë një punë të shkëlqyer.

Rinovimi me drejtorin sportiv është një lajm shumë i mirë për skuadrën e Dortmund.