Vitet e fundit, ballokumet, simboli i Ditës së Verës, janë gatuar e tregtuar gjithandej nëpër Shqipëri por shija e tyre e vërtetë mund të dallohet vetëm në qytetin që I krijoi, Elbasan. Sot, rënia e cilësisë së produkteve ka bërë që edhe ballokumet mos të jenë ato të dikurshmet megjithatë, ne po i përmbahemi recetës klasike. Këshillojmë të përdoren përbërës të freskët fshati.
Përbërësit:
- 1 kg miell misri,
- 500 g gjalpë i freskët,
- 8 kokrra vezë,
- pak finjë zjarri dhe
- 500 gr sheqer.
Përgatitja: Të gjithë përbërësit përzgjidhen në kushte natyrale. Gjalpi i freskët tretet dhe vendoset në enën e ballokumes. Mbi gjalpë hidhet pak e nga pak sheqer dhe të dyja rrihen gjatë nga një lugë druri. Me pas hidhen vezët një e nga një ndërkohë që rrahja me lugë vazhdon. Pastaj e ka radhën hedhja e miellit të misrit. Mielli i misrit hidhet me ngadalë dhe përzihet vazhdimisht me lugën e drunjtë. Në masën e formuar hidhet pak finjë zjarri. Rrahja duhet të bëhet me dore. Brumi i formuar nga kjo përzierje merret më lugë druri dhe vendoset ne topa ne tepsi dhe futet në furrë. Piqet dhe shërbehet në formën e kulaçeve.