Skuadra e Interit shënoi një fitore të madhe në javën e 23-të në Serie A, pasi mposhti minimalisht 1-0 rivalin për titull, Juventusin.
“Kaltërezinjtë” fituan 1-0 me golin e vetëm të shënuar nga Gatti, mbrojtësi i Juventusit që çoi topin në portën e gabuar.
Në pjesën e dytë, “Zonja e Vjetër” tentoi disa herë ta barazonte rezultatin, por nuk ia arriti.
Me këtë fitore, Interi vazhdon kryesimin në tabelë me 57 pikë, katër më shumë se Juventusi (53) dhe plus ka një ndeshje më pak të zhvilluar.