Zjarri në kampin Balukhali në Cox’s Bazar shkatërron qindra çadra, si dhe një numër qendrash shëndetësore e objekte tjera.
Asnjë viktimë nuk u raportua menjëherë, por kishte frikë për vdekje dhe lëndime.
“Ka qenë një situatë sfiduese sepse shumë nga këto kasolle janë në një terren kodrinor ku kamionët e zjarrifiksëve nuk mund të kenë qasje”, tha Tanvir Chowdhury i Al Jazeeras, duke raportuar nga kryeqyteti i Bangladeshit, Daka. “Nuk ka asnjë lloj sistemi uji brenda zonës së kampit për të shuar zjarrin.”
Sipas UNHCR, më shumë se 550 strehimore – shtëpi për të paktën 3,500 njerëz – ishin shkatërruar plotësisht ose pjesërisht nga zjarri në kampin Nayapara, si dhe 150 dyqane dhe një strukturë që i përkisnin një organizate jofitimprurëse.
Në javët e fundit, qeveria e Bangladeshit ka zhvendosur disa mijëra Rohingë në një ishull të largët, pavarësisht protestave nga grupet e të drejtave të njeriut të cilët thonë se disa nga zhvendosjet u detyruan, akuza të mohuara nga autoritetet.
Më shumë se një milion Rohingë jetojnë në kampet në Bangladeshin jugor, shumica dërrmuese që kanë ikur nga Mianmari në vitin 2017 nga gjenocidi i ushtrisë së Mianmarit. /Mesazhi.com