Të paktën 10, 000 persona janë evakuar, dhe qindra të tjerë janë detyruar të kalojnë natën në plazhe për t’u shpëtuar zjarreve që kanë kapluar rivierën franceze.
Zjarri përfshiu një zonë të madhe të Francës, ndërsa dje ishte shpalur alarmi për flakët të cilat kishin përfshirë rivierën, fare pranë fshatit turistik të Saint-Tropez.
Pamjet apokaliptike të publikuara në media shfaqin zjarret e ashpra që kanë goditur vendin.
Së paku 4.000 hektarë tokë janë djegur, e për shuarjen e kësaj katastrofe u deshën aeroplanë dhe ndihmë nga Italia. /MESAZHI/