Zjarri në Athinë, ndërron jetë një tjetër shtetas shqiptar

Ka ndërruar jetë në spital një tjetër shtetas shqiptar pasi mbeti i lënduar nga zjarri në Athinë.

Ambasada shqiptare në Athinë ka konfirmuar se Viktor Seko, nga Narta. Shtetasi shqiptar që ndërroi jetë ditën e sotme bëhet viktima i 87 i konfirmuar i vdekur deri tani, ndërsa është i dyti shqiptar.

Në morgun e Athinës, është në përfundim procesi i dhënies së kampioneve të ADN-së, ndërsa ekspertët thonë se deri pasditen e së shtunës do të kenë mbaruar identifikimin e një pjese të mirë të 86 trupave të gjetur.

Problem mbeten mbetjet mortore, pasi shumë pjesë trupash janë gjetur të shpërndara në zonë si edhe trupat e karbonizuar, mbi të cilët është e vështirë të kryhen analiza.

Autoritetet greke, deklaruan se pas identifikimit të viktimave, familjarët mund t’i tërheqin trupat për të organizuar varrimet që do të paguhen nga shteti.

Disa prej viktimave sot e kanë ndërkohë një emër. Shefi i kuzhinës, Panos Kokinidis mësohet të ketë humbur jetën së bashku me të shoqen dhe dy fëmijët. Një njeri i rrallë me vlera te larta morale, siç thonë ata qe e njihnin.

Shtetasi irlandez Brian O’Callaghan-Westropp, një xhentëllmen i vërtetë sipas miqve te tij, ishte duke festuar muajin e mjaltit. Autoritetet kanë konfirmuar gjithashtu vdekjen e një turisti belg 63 vjeçar, Dirk Bonte, djali 13 vjeçar i të cilit arriti të shpëtojë.