Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Zjarret pyjore në Korenë e Jugut vihen nën kontroll pas një jave

Zjarret pyjore në Korenë e Jugut vihen nën kontroll pas një jave

Zjarret pyjore që shpërthyen më 21 mars në juglindje të Koresë së Jugut dhe që u cilësuan si “zjarret më të këqija ndonjëherë” janë vënë plotësisht nën kontroll, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të Yonhap, zjarret shkaktuan vdekjen e shumë njerëzve dhe në të njëjtën kohë lanë pas dëme të mëdha.

Shërbimi Pyjor i Koresë së Jugut njoftoi se shiu, shikueshmëria më e mirë dhe temperaturat e ulëta gjatë natës ndihmuan zjarrfikësit dhe zjarret pyjore u vunë plotësisht nën kontroll që nga ora 17:00 sipas kohës lokale.

Shërbimi theksoi se si pasojë e zjarreve u dogjën rreth 48.000 hektarë pyje që janë ekuivalent me pothuajse 80 për qind të kryeqytetit Seul.

Për të vendosur nën kontroll zjarret pyjore në Uiseong dhe zona të tjera në rajonin Gyeongsang Verior u mobilizuan një personel prej rreth 5.580 personash, 86 helikopterë zjarrfikës dhe 569 kamionë zjarrfikës.

Në zjarret që shpërthyen në vend në vitin 2000 dhe që u konsideruan si zjarret “më të këqija” të pyjeve të kësaj periudhe, u dogjën 23.794 hektarë tokë.

– Zjarret pyjore në Korenë e Jugut

Qeveria e Koresë së Jugut shpalli gjendje të katastrofës kombëtare për shkak të zjarreve në pyje në rajonet juglindore, përfshirë qytetin Ulsan dhe rajonet Gyeongsang Verior dhe Gyeongsang Jugor.

Në të gjithë vendin u raportuan zjarre pyjore në 16 pika të ndryshme ndërsa u dogjën mijëra hektarë sipërfaqe pyjore dhe mijëra njerëz u zhvendosën.

Han Duck-soo, i cili u bë sërish president në detyrë pasi kërkesa për shkarkim u refuzua në Korenë e Jugut, në deklaratën e tij dje zjarret pyjore i përshkroi si “zjarret më të këqija deri më tani”.

Si pasojë e zjarreve humbën jetën 28 persona ndërsa 37 të tjerë u plagosën dhe 38.000 njerëz u zhvendosën.

[LIVE][속보] 경북 산불 발생 149시간 만에 주불 진화/산림청장 브리핑 생중계/2025년 3월 28일(금)/KBS
Exit mobile version