Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Zjarret pyjore në Brazil në vitin 2024 shndërruan në hi një zonë...

Zjarret pyjore në Brazil në vitin 2024 shndërruan në hi një zonë më të madhe se sipërfaqja e Italisë

Në një raport të publikuar në Brazil theksohet se një zonë “më e madhe se sipërfaqja e Italisë” u shndërrua në hi nga zjarret pyjore në vend në vitin 2024, transmeton Anadolu.

Sipas një lajmi të gazetës “The Guardian”, “MapBiomas”, iniciativë e cila bën vëzhgime lidhur me mjediset natyrore të Brazilit, ka publikuar një raport mbi zjarret pyjore që ndodhën në vend vitin e kaluar.

Në raport thuhet se në zjarret pyjore në vitin 2024 në Brazil, i cili përjetoi “vitin më të thatë në historinë e tij”, janë shndërruar në hi 79 për qind më shumë sipërfaqe në krahasim me vitin e mëparshëm.

Vitin e kaluar, një total prej “30,8 milionë hektarësh” tokë u shndërruan në hi, njoftohet në raport, ku bëhet e ditur se kjo korrespondon me një sipërfaqe “më të madhe se sipërfaqja e Italisë”.

Po ashtu, raporti vuri në dukje se në përhapjen e zjarrit në Brazil në një zonë kaq të gjerë kanë qenë efektiv thatësira dhe lagështia e ulët të shkaktuar nga ngjarja e motit “El Nino” në rajon në 2023-2024.

– Nga zjarri u prekën më shumë pyjet e Amazonës

Raporti, i cili vuri në dukje se 58 për qind e sipërfaqes totale të djegur nga zjarret është regjistruar në pyjet e Amazonës, përfshin gjithashtu pikëpamjet e Ane Alencar, Drejtoreshës Shkencore të Institutit të Kërkimeve Mjedisore të Amazonës (IPAM) dhe Koordinatore në MapBiomas, si dhe të Felipe Martenexen nga ekipi i MapBiomas.

Alencar është shprehur: “2024 është një vit shqetësues për zjarret në Brazil. Zjarri ka prekur zona pyjore që nuk ishin prekur më parë”.

Ndërkaq, Martenexen ka deklaruar se “nivelet rekord” të zjarreve në Amazonë janë të lidhura me reshjet nën mesataren dhe përkeqësimin e kushteve mjedisore.

Duke deklaruar se pyjet ku ka ndodhur zjarri janë bërë më të prekshme ndaj fatkeqësive të reja, Martenexen ka thënë: “Duhet të theksohet se zjarri në Amazonë nuk ka ndodhur në një mënyrë të natyrshme dhe se efektivë kanë qenë gjithashtu edhe faktorët njerëzorë”.

Sipërfaqja e Italisë vlerësohet se është afërsisht 302 mijë kilometra katrorë (30,2 milionë hektarë).

Exit mobile version