Zjarret pyjore djegin 15 mijë hektarë në Korenë e Jugut

Zjarret pyjore që shpërthyen në juglindje të Koresë së Jugut kanë djegur një sipërfaqe pre rreth 15 mijë hektarë, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të Yonhap, po vazhdojnë ndërhyrjet në zjarret pyjore që kanë prekur qytetin e Ulsanit dhe zonat përreth.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Ko Ki-dong tha se zjarret që kanë vazhduar që nga 21 marsi kanë djegur 15 mijë hektarë sipërfaqe pyjore.

Ai njoftoi se më shumë se 3.300 njerëz u evakuuan nga zjarret, ndaj të cilave ndërhynë ekipe të përbëra nga 110 helikopterë dhe 6.700 persona.

“Vazhdojnë përpjekjet për të parandaluar përhapjen e zjarrit në zonat e banuara, por se puna u pengua nga moti i thatë dhe erërat e forta”, tha Ki-dong.

Sipas tij, gjithsej 234 zjarre pyjore kanë ndodhur në të gjithë vendin këtë vit dhe se shumica e tyre janë shkaktuar nga pakujdesia.

Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut tha se ka mobilizuar me detyrë një staf personeli prej rreth 5.000 personash dhe 146 helikopterë për të ndihmuar në luftimin e zjarreve.

– Zjarret pyjore në Korenë e Jugut

Qeveria e Koresë së Jugut shpalli gjendje të katastrofës kombëtare për shkak të zjarreve në pyje në rajonet juglindore, përfshirë qytetin Ulsan dhe rajonet Gyeongsang të Veriut dhe Gyeongsang të Jugut.

Katër persona humbën jetën ndërsa 15 të tjerë u plagosën dhe rreth 1.500 njerëz u evakuuan nga zjarret që filluan në Sancheong më 21 mars dhe u përhapën në zonën përreth, përfshirë qytetin e Ulsan.

Në të gjithë vendin janë raportuar zjarre pyjore në 16 pika të ndryshme.