Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Zjarret në Los Angeles, kompanitë e sigurimeve kritikohen për anulimin e polisave...

Zjarret në Los Angeles, kompanitë e sigurimeve kritikohen për anulimin e polisave të sigurimit

Ndërsa zjarret masive vazhdojnë në Los Angeles të Kalifornisë në SHBA, anulimi i polisave nga kompanitë e sigurimeve mbi mijëra shtëpi dhe biznese në shtet po nxisin debate dhe po tërheqin kritika, transmeton Anadolu.

Zjarret shkatërruese kanë përfshirë shumë komunitete të zonës së Los Angelesit, duke djegur mijëra shtëpi dhe duke nxitur frikë për një numër të vdekjeve që ka të ngjarë të rritet.

Kompanitë e sigurimeve si “Allstate” dhe “Farmers” thuhet se nuk kanë rinovuar polisat e sigurimit në Kaliforni, duke lënë gjithnjë e më shumë pronarë të shtëpive që t’i drejtohen Planit të Kërkesave të Sigurimit (FAIR), me afërsisht 1.400 nga 9.000 shtëpitë e qytetit të mbuluara nga plani në 2024 – më shumë se katërfishi i numrit në vitin 2020, sipas të dhënave të siguruesve. Kjo krahasohet me rreth një në shtatë pronarë shtëpish më parë, sipas CBS News.

U zbulua se vitin e kaluar, “State Farm” ka anuluar polisat e 72 mijë klientëve për të siguruar “qëndrueshmërinë e saj afatgjate”.

Humbjet ekonomike nga katastrofa parashikohen të arrijnë afro 50 miliardë dollarë, me humbje të siguruara që tejkalojnë 20 miliardë dollarë – një shifër që mund të rritet nëse zjarret nuk vihen nën kontroll, sipas analistit të “JPMorgan” Jimmy Bhullar, siç raportohet nga “The Wall Street Journal”.

“Mjerisht, shumë kompani sigurimesh kanë anuluar sigurimin për shumë familje që janë prekur dhe do të preken, gjë që vetëm do të vonojë ose do të vendosë një barrë të shtuar në aftësinë e tyre për t’u rikuperuar dhe mendoj se kjo është një pikë e rëndësishme që duhet ngritur”, tha zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris të enjten.

Exit mobile version