Zjarr i stërmadh në selinë e spiunazhit në Moskë

Një zjarr i stërmadh ka shpërthyer në selinë e Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Ruse.

Zjarri ka kapluar një pjesë të objektit të shërbimit sekret në Yasenevo, Moskë. Mediat lokale raportuan se 15 ekipe zjarrfikëse ishin dërguar për të shuar flakët.

Punëtorët janë evakuuar, ndërsa zjarri ende po shpërdahet. Situata eshte komplikuar me tej nga fakti se ka ndodhur bllokim i komunikimit celular në qendër.

Shërbimi Informativ i Jashtëm i vendit është qendra për rrjetin spiun të vendit, dhe poashtu drejton aktivitetet e spiunazhit jashtë vendit. /MESAZHI/