Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Zjarr në portin e Bejrutit, digjet gruri i ruajtur

Zjarr në portin e Bejrutit, digjet gruri i ruajtur

Gërmadhat e silosit të grurit në portin e Bejrutit janë në rrezik të shemben krejtësisht si pasojë e zjarrit nga temperaturat e larta.

Silosi ishte shkatërruar nga shpërthimi i fuqishëm para dy vjetësh që dëmtoi krejt qytetin e Mesdheut.

Zjarri në strukturë është shkaktuar para dy javësh shkaku i 800 tonëve grurë që janë fermentuar në motin e nxehtë.

Qeveria e Libanit ka bërë të ditur se zjarri është zgjeruar kur flakët përfshinë kabllot e energjisë elektrike.

Zjarri në silosin e grurit ka kthyer traumat për të mbijetuarit e shpërthimit të madh që dëmtoi krejt Bejrutin.

Ekspertët kanë thënë se pjesë të silosit janë duke u shembur dhe rrezikon punëtorët e portit.

Qeveria ka urdhëruar zjarrfikësit dhe vullnetarët që të largohen nga silosi për hir të sigurisë së tyre.

Shpërthimi i vitit 2020 nga qindra tonë të nitratit të amonit la të vdekur 200 persona, ndërkaq i ka shkaktuar Bejrutit miliarda dollarë dëme.

Ky shpërthim ka vështirësuar gjendjen e Libanit edhe ashtu në krizë të thellë ekonomike. /koha

Exit mobile version