Ballina Lajmet Shqipëri Zjarr në një shtëpi në Tiranë, vdes 83-vjeçari

Zjarr në një shtëpi në Tiranë, vdes 83-vjeçari

Një i moshuar ka humbur jetën në Tiranë, i asfiksuar prej zjarrit që ra dje në shtëpinë e tij. Gani Basha u dërgua në spital por nuk mundi të jetonte. Ai ndërroi jetë sot në mëngjes.

Gani Basha jetonte në një apartament në rrugën Sali Butka. Zjarri shpërtheu në dhomën ku ai ndodhej.

zPolicia ka nisur hetimet për shkaqet e rënies së zjarrit, shkruan syri.net, transmeton Klan Kosova.

Exit mobile version