Si pasojë e një zjarri në një parking në qytetin Karaçi të Pakistanit u dogjën mbi 500 motoçikleta, 7 automjete dhe një autobus, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në shtypin kombëtar, thuhet se zjarri shpërtheu në një shkurre pranë parkingut në zonën Aziz Bhatti dhe më pas u përhap në parking.
Zyrtarët e shërbimit zjarrfikës njoftuan se për shkak të zjarrit u dogjën mbi 500 motoçikleta, 7 automjete dhe një autobus ndërsa nuk ka pasur humbje jete apo të plagosur.
Më tej zyrtarët theksuan se gomat e djegura shkaktuan tym të dendur dhe se vazhdojnë punimet për të shuar zjarrin. /aa