Zjarr në një fabrikë të kimikateve në Stamboll

Një zjarr i madh shpërtheu në një fabrikë të kimikateve në Stamboll të mërkurën, duke plagosur dy zjarrfikës, raporton Anadolu Agency (AA). 

Flakët shpërthyen në një fabrikë në një zonë industriale në provincën Tuzla, në pjesën aziatike të vendit. Shkaku i zjarrit ende nuk dihet. 

Disa zjarrfikës janë lënduar duke provuar të shuajnë flakët, që u përhapën në automjetet në parkingun e fabrikës.

Një ekip zjarrfikës me 138 forca të mbështetur nga 48 kamionë zjarrfikës po luftojnë për ta vënë nën kontroll zjarrin, tha për AA, kreu i Divizionit të Zjarrfikësve të Bashkisë Metropolitane të Stambollit, Ali Karahan.