Zjarr në Kili, digjet qyteti turistik

jarret që dyshohet se u ndezën qëllimisht shkaktuan të martën djegien e mbi 100 banesave në lagjet e varfra të qytetit turistik të Valparaizos në Kili. Banorët janë evakuuar nga zonat e banuara ndërsa nuk janë raportuar viktima.

Një zjarr i furishëm shkatërroi të paktën 120 banesa në qytetin turistik të Valparaizos në Kili.

Zjarri i provokuar të martën nga temperaturat e larta dhe erërat e forta shkrumboi me shpejtësi mbi 100 hektarë pyje për t’u përhapur në zonat e banuara.

Sipas dëshmitarëve, për shkak të rrezikut, banorët e dy lagjeve u urdhëruan të largohen menjëherë, duke humbur për pasojë çdo send me vlerë apo kafshë shtëpiake në pronësinë e tyre.

Qyteti amerikanojugor i njohur për shtëpitë shumëngjyrëshe dhe ndërtimet prej druri mobilizoi zjarrfikës nga toka dhe ajri për fikjen e flakëve.

Kushtet atmosferike vështirësuan operacionin për shuarjen ndërsa 90 mijë banesa mbetën pa energji.

Vatrat e zjarrit kanë shkaktuar katastrofa në shumë pjesë të botës në vitin që po mbaron, duke sjellë dëme të mëdha në toka dhe njerëz nga Australia e largët në Brazil, Indonezi, e deri në Arktik.

Shkencëtarët mendojnë se ndryshimet klimatike nuk janë shkaku direkt i zjarreve, por kanë paralajmëruar se një mot i nxehtë me klimë më të thatë do të kontribuojë në shpeshtimin dhe intensifikimin e fenomeneve ekstreme të natyrës./Ora News