Ballina Lajmet Kosovë Zjarr në Emshir, 13 persona pranuan tretman mjekësor

Zjarr në Emshir, 13 persona pranuan tretman mjekësor

Zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin në banesën në “Emshir”, derisa numri i personave që kanë kërkuar ndihmë ka arritur në 13.

Policia thotë se aktualisht situata është vënë nën kontroll.

“Bazuar në të dhënat aktuale numri i personave që u është ofruar tretman mjekësor arrin në trembëdhjetë (13). Për detajet rreth rastit do të njoftoheni pas përfundimit të ekzaminimeve të nevojshme hetimore e procedurale nga institucionet kompetente”, tha për teve1.info zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Exit mobile version