Një zjarr katastrofik ka përfshirë Portugalinë, ku deri tani janë shënuar të paktën 57 viktima.
Shumë persona vdiqën teksa po përpiqeshin të iknin me makinat e tyre nga zona Pedrógão Grande, 50 kilometra në jug-lindje të Coimbra. Disa zjarrfikës janë në mesin e 59 të lënduarve.
“Për fat të keq kjo është tragjedia më e madhe që kemi parë vitet e fundit sa i përket zjarreve në pyje”, tha kryeministri Antonio Costa. Numri i të vdekurve mund të rritet më tej, tha ai.
Mediat në Portugali thanë se zjarri ende nuk është vënë në kontroll, pavarësisht nga rreth 600 zjarrfikës që përpiqen t’a lokalizojnë. Ndër 59 të plagosurit ishte një vajzë tetëvjeçare me djegie të rënda, e gjetur duke u endur e vetme pranë zjarrit. /MESAZHI/