Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Zimbabveja ndalon internetin për shkak të protestave

Zimbabveja ndalon internetin për shkak të protestave

Zimbabveja ka ndaluar internetin për kohë të pacaktuar, si masë për shtypjen e protestave kundër rritjes së çmimeve të karburanteve.

Operatori më i madh celular në vend – Econet – tha se është urdhëruar t’i shkurtojë shërbimet deri në njoftimin e radhës.

Qasja në Facebook, WhatsApp dhe Twitter ka qenë e bllokuar prejse kanë shpërthyer protestat të hënën.

Së paku tre vetë janë vrarë dhe 600 persona janë arrestuar.

Kombet e Bashkuara i bënë thirrje Qeverisë së Zimbabvesë që forcat e saj të sigurisë të ndalojnë “përdorimin e tepruar të forcës”.

Qeveria i ka fajësuar grupet e opozitës për protestat.

Presidenti i Zimbabvesë, Emmerson Mnangagwa, ka thënë se rritja e çmimeve të karburanteve ka për qëllim të adresojë mungesën e shkaktuar nga rritja e përdorimit dhe tregtia “e shfrenuar” ilegale.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/zimbabveja-ndalon-internetin-per-shkak-te-protestave-617301/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Exit mobile version