Zinedine Zidane është kthyer në një “legjendë” për tifozët e Real Madridit, ku përveç si lojtar, titujt nuk po i mungojnë edhe si trajner.
Superkupa e fituar sonte në Shkup është titulli i gjashtë i trajnerit francez.
Vetëm Del Bosque ka fituar më shumë që prej kur president i Realit është Florentino Perez.
Ish-trajneri i Spanjës ka vetëm një titull të fituar më shumë se Zidane, ku ky i fundit ka më pak se dy vite në drejtim të klubit.