Zinedine Zidane drejt një angazhimi të ri pas largimit nga Real Madrid.
Zinedine Zidane preku mjaft zemra të tifozeve të Real Madrid kur deklaroi se do të largohej nga drejtimi i pankinës madrilene, por detaji i zbuluar sëfundmi duket se shpjegon gjithçka.
Zidane do të jetë në krye të skuadrës së Katarit gjatë Kupës së Botës të vitit 2022 dhe mediat botërore raportojnë se ka pranuar ofertën e çmendur të bërë nga federata e futbollit të këtij shteti, raporton Albeu.com.
Zidane ka firmosur një kontratë katër vjeçare kundrejt 50 milionë eurove në sezonme Katarin. Në fund të katër viteve ai fut në llogari plot 200 milionë euro.
Me këtë shifër, Zidane thyen edhe rekordin e 26 milionë eurove në sezon të Mourinhos duke u bërë i pari trajner në botë që paguhet kaq.
Trajnerët më të paguar
Zidane (50m)
Mourinho (26m)
Lippi (22m)
Simeone (21m)
Guardiola (20m)
Cannavaro (15m)