Ziadin Sela nga sheshi “Liria” në Tetovë, bëri thirrje deri tek votuesit e Aleancës për Shqiptarët që dhe të gjithë qytetarët e Tetovës që në raundin e dytë në Tetovë të votohet Bilall Kasami.
“Këtë mesash e them shumë natyrshëm e them në gjuhën shqipe pa pasur nevoja që të kem prapa, ku di unë gjuhë tjera, dhe pa pasur nevoja që të zihemi ngushtë nga ai mesazh që japim. Të tjerët që dalin dhe tani për një grusht vota, nuk e dijë a e kanë në natyrën e tyre apo dalin nga natyra e tyre, do të kisha dash që të dalin nga natyra e tyre dhe në natyrën e tyre të jetë indi kombëtar shqiptarë, por siç duket e kanë pasur në natyrën e tyre do të duhet të turpërohen, realisht do të duhet të turpërohen”, deklaroi Ziadin Sela.
Ai shtoi se shqiptarët në Maqedoni e kanë të nevojshme që ta ruajnë kauzën.
“Janë me mijëra vite burg, shqiptarë para nesh të cilët e kanë ndërtuar këtë kauzë për barabarësi të tërësishme të shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoni. Janë sakrificat e luftarëve të cilët derdhën gjakun për një çështje të drejt, për një barabarësi të tërësishme. Andaj ne e kemi obligim kombëtar që gjithë së bashku që këtë kauzë ta çojmë përpara”, deklaroi më tej Sela, raporton SHENJA.
Ai tha se duhet përfundimisht të çrrënjoset një oktapod thellë i ngulitur në shoqërinë shqiptare i cili dinë të shantazhoj, të kërcënoj sa që fitohet përshtypja, tha ai, se ky raund i dytë i zgjedhjeve lokale nuk ndryshon aspak nga zgjedhjet lokale të vitit 2013, ato të vitit 2014, duke pasur parasysh kërcënimet që i bëjnë institucionet e shtetit.
“Reformator, qeveri reformatore në të cilën edhe unë bëj pjesë si Aleancë për shqiptarët, reformat nuk janë të këtilla. Reformat nënkuptojnë mbi gjitha lirinë e qytetarit, reformat nënkuptojnë kriminelët dhe njerëzit që kanë shkelur ligjet të përfundojnë dhe të përgjigjen para ligjeve dhe në burg dhe jo të përkrahen nëpër tubime”, tha mes tjerash Sela, raporton SHENJA.