Ballina Jeta Psikologji Zhvillimi i fëmijës – Çrregullimet e të folurit dhe gjuhës

Zhvillimi i fëmijës – Çrregullimet e të folurit dhe gjuhës

Nga: Antigona Kajtazaj -Miftari – logopede

Afazia-humbje e plotë e aftësisë për të folur
Disfazia-humbje e pjesshme e aftësisë për të folur

Testimi i funksioneve tè të folurit behët permes:

• Të folurit spontan
• përseritje apo repeticioni
• të kujtuarit dhe evokimi i fjalëve
• të kënduarit
• të kuptuarit e të folurit
• aftësia për të lexuar
• vizatimi
• gjestikulacioni
• llogaritja

Të folurit spontan

Mbledhja e të dhënave, anamneza
Të kuptuarit e pyetjeve dhe përgjigjet e duhura
Aspekti gramatikor dhe sintaksor i të folurit spontan dhe provokues.
Analiza e shqiptimit dhe formimit të fjalēve dhe fjalive të të folurit fluent dhe ritmik.

Përseritje apo repeticoni
Përseritja e fjalëve të thjeshta
Përseritja e njê seri të fjalëve
Përseritja e fjalëve të ndërlikuara
Përseritja e fjalive
Të folurit automatik-fjalët e mësuara në fëmijëri mbeten të ruajtura dhe pas dëmtimit të të folurit.
Të kujtuarit, evokimi i fjalëve
Emertimi i objekteve të thjeshta(qelësi, lapsi, libri dhe të ngjashme).
Emertimi i objekteve të ndërlikuara
Nëse nuk mundet me i emertu objektet ofroni disa emra ndër të cilët duhet të zgjidhet emri më i përshtatshëm (adekuat).
Të kënduarit
Nganjëherë pacineti (klienti) mund të mbajë aftësinë e të kënduarit, edhe nē qoftë se ai nuk mund të flas.
Të kuptuarit e gjuhës së folur
Aftësia e personit për të pranuar,drejtë interpreton dhe e kupton domethënien vizuale,auditore dhe stimujve të tjera shqisore.
Të kuptuarit e pyetjve dhe përgjigje të duhura janë treguesit për funksionet e ruajtura të zërit
Të shkruarit

Aftësia për të shkruar

Analiza dhe karakteri i të shkruarit (përdorimi i shkronjave, fjalëve dhe fjalive)
Të shkruarit sipas diktimit përfshin aftësin e të shkruarit të dëshirueshëm dhe njohjen e simboleve dëgjimore të të folurir dhe përkthimi (rikthimi) i tyre në simbole vizuale.
Përshkrimi i fjalëve të shkruara, fjalive ose tekstit që reflektohet me aftësinë në të shkruar dhe njohjen përkatësisht të kuptuarit vizual i simboleve të të folurit.

Të kuptuarit e të folurit me shkrim, aftësia për të lexuar

Testohet përmes leximit me zë ose edhe në vehte,leximi me zë të lartë-shkronjat, numrat, fjalët dhe fjalit e thjeshta dhe të komplikuara dhe interpretimi i tekstit të lexuar.
I ekzaminuari mund të kuptojë se çfarë ka lexuar në vehte,edhe pse aftësia e leximit me zë të lartë ose përkthimi i simboleve vizuele në të folurit është i dëmtuar.

Vizatimi

Detyra-vizatim kopjimi i objekteve të thjeshta (trekëndshi, rrethi, katrori, kubi, shtëpia, ora, lule)
I ekzaminuari duhet të kopjoj personazhin e perzgjedhur sipas modelit ose menjëherë pas një prezentimi të shkurtër.

Gjestikulacioni

Aftësia për tu shprehur me gjeste
I ekzaminuari i cili nuk mund të flas apo të shkruaj mundet me komuniku, me anim të kokës, duke i ngritur supet ose me mimik (grimasa) të fytyrës demonstron gjendjen emocionale.

Llogaritja

Llogaritja e detyrave të thjeshta (mbledhje, zbritje, shumëzimi, pjestimi, me zë të lartë dhe duke shkruar)
Zgjidhja e detyrave të thjeshta apo të nderlikuara në varësi nga arsimimi (shkollimi, edukimi) i të testuarve.

Exit mobile version