“Zhveshja nga rrobat, lloj dehumanizimi i njeriut…”

Dr. Abdel-Vehhab El-Messiri

Lakuriqësia e njeriut shikohet jo vetëm si një problem moral, por edhe si një çështje epistemologjike. Zhveshja është pjesë e sulmit ndaj natyrës dhe shenjtërisë njerëzore, si një përpjekje për ta çmontuar atë. Pikëpamja laike materialiste ka filluar të relativizojë njeriun si një objekt fizik, pa asnjë shenjtëri. Lakuriqësia është shprehje e të njëjtës prirje; zhveshja nga rrobat është një lloj dehumanizimi i njeriut, duke e zbritur atë nga të qenit mëkëmbës i Zotit në tokë, sipas vizionit fetar, dhe nga epiqendra e universit në vizionin human, në një copë mishi të thjeshtë që përdoret dhe shfrytëzohet si burim kënaqësie.
——
Dr. Abdel-Vehhab El-Messiri – “Libri, filozofia materialiste dhe dekonstruksioni i njeriut.”

Nga: Hoxhë Vladimir Kera