Ballina Sport Futboll Zhegrova zë vend në formacionin më të mirë të Ligue 1

Zhegrova zë vend në formacionin më të mirë të Ligue 1

Sulmuesi i krahut, Edon Zhegrova është përfshirë në formacionin më të mirë të xhiros së 27-të në Ligue 1 të Francës.

Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës ishte ndër lojtarët më të vlerësuar të xhiros së fundit të kampionatit francez pasi ia siguroi Lillet fitoren në derbin ndaj Lensit.

Lille triumfoi 2:1 në shtëpi, ndërsa Zhegrova shënoi të dy golat për ekipin e tij. Në fakt, Zhegrova në këtë ndeshje pati paraqitje të mirë, duke konfirmuar formën e tij të lartë që po e kalon këtë edicion, ku është shndërruar në lojtarin kryesor të Lillet.

Aktualisht, Zhegrova është i përfshirë në 20 gola këtë edicion te Lille në të gjitha garat, ku ka shënuar 11 sosh dhe ka bërë 9 asistime.

Ndaj Lensit, Zhegrova për herën e dytë shënoi dy gola në një ndeshje të Ligue 1, pasi herën e parë një gjë të tillë e bëri në prill të vitit të shkuar në fitoren 3:1 kundër Lorientit.

Pas 27 xhirove të luajtura deri më tani në Francë, Lille zë vendin e katërt në tabelë me 46 pikë të mbledhura.

Exit mobile version