Ballina Sport Futboll Zhegrova, Xhaka, Gjimshiti…. sa shumë shqiptarë në Champions

Zhegrova, Xhaka, Gjimshiti…. sa shumë shqiptarë në Champions

Plot 36 skuadra do të paraqiten në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve në futboll. Championsi vazhdon me format të ri, ndërsa 29 skuadra fillojnë garën prej kësaj faze.

Ndërkohë shtatë skuadra janë kualifikuar nga plejofi. Shorti i fazës së ligës do të tërhiqet të enjten nga ora 18:00 në Monaco.

Secili ekip do t’i luaj tetë ndeshje me tetë kundërshtarë të ndryshëm. Katër ndeshje janë në shtëpi e katër në udhëtim. Të gjitha 36 ekipet do të rangohen në një tabelë.

Për short ekipet janë të ndara në katër vazo. Dhe secili ekip do të luaj me nga dy kundërshtarë nga secila prej katër vazove.

Në vazon e parë janë Real Madridi, Manchester City, Bayerni, PSG-ja, Liverpooli, Interi, Borussia Dortmundi, RB Leipzigu dhe Barcelona.

Në fazën kryesore të Championsit do të ketë edhe plot shqiptarë.

Granit Xhaka luan me Bayer Leverkusenin, Berat Gjimshiti me Atalantan, Ardon Jashari me Club Brugge. Këto tri skuadra janë në vazon e dytë.

Në vazon e tretë është Dinamo Zagrebi i Arbër Hoxhës e Arijan Ademit, Lille i Edon Zhegrovës, Young Boysi i Kastriot Imerit.

Sparta Praga, ku paraqiten Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi, Qazim Laçi e Indrit Tuci, është në vazon e katërt.

Exit mobile version