Zhegrova e Xhaka përballë titanëve të Evropës

Dy yjet e futbollit shqiptar, Edon Zhegrova dhe Granit Xhaka do të luajnë sonte kundër titanëve të Evropës, Juventusit dhe Liverpoolit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Zhegrova pritet që të jetë startues kundër “Zonjës së Vjetër”, sidomos pas paraqitjeve fantastike në ndeshjet e fundit më skuadrën e tij Lillë. Vlerat e tij prej një top lojtari ylli kosovar i tregoi edhe me golin e jashtëzakonshëm kundër Atletico Madridit.

Test aspak i lehtë do të jetë edhe për mesfushorin Granit Xhaka. Lideri i skuadrës së Bayer Leverkusen do të kërkojë një tjetër fitore në garën më prestigjose evropiane për të mbetur kështu në top-8 shen e skuadrave më të mira të Ligës së Kampionëve.

Të dy këto ndeshje nisin nga ora 21:00.