Ballina Sport Futboll Zhegrova, dribluesi më i mirë edhe në Champions

Zhegrova, dribluesi më i mirë edhe në Champions

Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, padyshim se është lojtari më i përfolur në futbollin evropian në këtë sezon.

Paraqitjet e tij fantastike me fanellën e Lillet, jo vetëm që kanë tërhequr interesimin e skuadrave të mëdha evropiane, por e kanë bërë Zhegrovën edhe lider në disa lista të statistikave.

Së fundmi, faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve ka postuar një fotografi me Zhegrovën, të cilin e konfirmon si dribluesin më të mirë të garës më prestigjioze të UEFA-s, në nivel klubesh.

Zhegrova i prinë listës së driblimeve, duke lënë pas vetes lojtarë si Vinicius Junior (Real Madrid), Jamal Musiala (Bayern Munchen), Jeremy Doku (Man. City) e Xavi Simmons (Leipzig).

Në dy paraqitje deri më tani në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, Zhegrova është i pari në listë me 17 driblime, tri më shumë e Viniciusi kurse ka gjashtë më shumë se Musiala, Doku e Simmons.

Zhegrova 25-vjeçar, deri më tani këtë sezon ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 1 asistim në 11 paraqitje për Lillen në të gjitha garat.

Exit mobile version