Një vajzë 16 vjeçe është shpallur e humbur nga policia në Pogradec, pasi nuk është kthyer në shtëpinë e saj që prej mbrëmjes së djeshme.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave ka qenë xhaxhai i vajzës, shtetasi J.Sh, 48 vjeç dhe banues në fshatin Stropckë.
Ai deklaroi para agjentëve se mbesa e tij, edhe ajo me inicialet J.Sh, kishte dalë nga shtëpia të premten mbrëma dhe që prej atëherë nuk ishte kthyer më.
Burimet njoftojnë se nga ana e policisë po punohet për gjetjen e saj./Mesazhi/