Një aeroplan rus me 29 persona në bord është zhdukur në gadishullin lindor të vendit Kamchatka, raportuan mediat lokale duke cituar autoritetet.
Antonov An-26 po fluturonte nga Petropavlovsk-Kamchatsky për në Palana kur aeroplani humbi kontaktin me kontrollin e trafikut ajror gjatë një përpjekjeje për ulje, raportuan agjencitë Interfax dhe RIA Novosti.
Raporti tha se 29 veta ishin në bord përfshirë gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe se kishte një ose dy fëmijë mes udhëtarëve.
Kishte raporte kontradiktore për atë që mund të ketë ndodhur, me një burim që i tha agjencisë ruse të lajmeve Tass se aeroplani mund të ishte përplasur në det dhe një tjetër duke i thënë Interfax se mund të ketë rënë afër një miniere qymyri afër qytetit Palana.
Një kërkim ka filluar që përfshin të paktën dy helikopterë ndërsa punonjësit e shpëtimit ishin në gatishmëri, thanë raportet. /mesazhi.com