Zhbllokohet xhirollogaritë e Telekomit

Janë zhbllokuar llogaritë e Telekomit të Kosovës. Këtë lajm përmes Facebook-ut e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, i cili ka thënë se nga nesër llogaritë do t’i kthehen normalitetit.

Ky është postimi i plotë:

Zhbllokohen llogaritë e Telekomit

Pas shumë përpjekjeve, sot arritëm dakordimin për zhbllokimin e llogarive të Telekomit të Kosovës.

Nga nesër llogaritë do t’i kthehen normalitetit dhe jemi të përkushtuar që Telekomi i Kosovës të operojë me përformancë të lartë.

U bëjmë thirrje punëtorëve të Telekomit që të qetësohen dhe të punojnë për një të ardhme më të mirë të kësaj ndërmarrje.