Thuhet se një ditë Sulltan Muratit III, nuk i doli gjumi dhe i kaloi koha e namazit të sabahut. I mërzitur prej kësaj dhe si një formë pendimi për neglizhencën e tij, ai mori lapsin në dorë dhe shkruajti disa vargje prekëse, që kanë mbetur në histori me titullin
“Zgjohuni sytë e mi”
P. S.
Një pjesë e kësaj poezie mund të shqipërohet si më poshtë:
Zgjohuni sytë e mi prej gafletit zgjohuni
Boll fjetët sytë e mi, hapuni e zgjohuni
Azraili po pret e vdekja shumë afër qëndron
Zgjohuni nga gafleti sa nuk është vonë
Kjo jetë do ikë, kujdes mos u mashtro
Mos ji mendjemadh, fron e kurorë mos beso
Mos thuaj shtatë kontinentet i kam me siguri
Zgjohuni prej gafletit o sytë e mi
Robit Tënd Muratit, gabimet mbuloja
Gjynahun që bëri falja e mëshiroja
Nën flamurin e profetit ringjalle në kijamet
Zgjohuni sytë e mi mos rrini në gaflet
Nga: Hoxhë Ferid Piku