Zgjohu e ndrysho!

Nëse refuzon të ndryshosh, ti qenies sate ia humb një kuptim esencial: ndryshimin.
Jeta na bëhet e mahnitshme kur bindemi se ndryshimi është i domosdoshëm që ne të mësojmë e të zhvillohemi më shumë dhe që të përshtatemi me idetë, me ngjarjet dhe me rrjedhat e kohës.
Duke ndryshuar kah më e mira, ne harmonizohemi me natyrën e kozmosit në lëvizjen e tij të pandërprerë. Asgjë nuk qëndron përveç ndryshimit dhe ne nuk mund të zhvillohemi pa ndryshuar.
Të ndryshosh nuk do të thotë të mos mbetesh vetja, po që t’i japësh vetes vlera të reja.

Prof. Ilmi Rexhepi