Zgjidhet skuadra më e mirë e vitit 2016

Real Madridi është zgjedhur skuadra më e mirë e vitit 2016 nga ‘Globe Soccer’.

Në ceremoninë e organizuar në Dubai, ‘Mbretërit’ kanë fituar çmimin e skuadrës më të mirë të vitit 2016.

Viti 2016 ishte i mbushur me suksese për Real Madridin, që fitoi Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube.

Po ashtu në këtë ceremoni, Cristiano Ronaldo është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit 2016.