Zgjerimi i BE me Ballkanin Perëndimor ka rëndësi parësore

Borut Pahor

Për presidentin slloven, Borut Pahor, zgjerimi i BE me Ballkanin Perëndimor është një çështje gjeopolitike e rëndësisë parësore.

Duke folur në Forumin e Ohrit kushtuar perspektivës europiane të rajonit, Pahor, vendi i të cilit mori më 1 korrik presidencën e radhës të BE, theksoi rëndësinë e përshpejtimit të reformave në vendet kandidate duke këmbëngulur se zgjerimi është interes jetik i Bashkimit Europian.

“Do të ishte e përshtatshme për BE të përfshijë shpejt të gjitha vendet e Ballkanit
Perëndimor”, vuri në dukje Pahor, duke shtuar se kohëzgjatja do të favorizojë rritjen e
nacionalizmit në vendet e rajonit dhe do të forcojë ndikimin e vende të treta.

Në Konferencën e Ohrit ishin të pranishëm edhe zëvendësndihmëssekretari i Shtetit, Pilip Reeker, kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, ai maqedonas, Zoran Zaev, presidenti malazez, Milo Gjukanoviç, ish-kryeministri grek Aleksis Tsipras e tjerë. /atsh