Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Trump arrin në 213 delegatë ndërsa Biden në 238

Sipas rezultateve jozyrtare në zgjedhjet e 59-ta presidenciale në SHBA kandidati republikan Donald Trump deri tani ka arritur në 213 delegatë ndërsa kandidati dekmorat Joe Biden në 238 delegatë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kandidati që fiton 270 delegatë që është një më shumë se gjysma e 538 delegatëve në zgjedhjet presidenciale fiton të drejtën që të bëhet president në SHBA.

Sipas rezultateve jozyrtare të publikuara nga Associated Press (AP) Trump ka shtuar në listën e tij 9 delegatë nga Karolina Jugut, 7 në Oklahoma, 9 në Alabama, 6 në Mississippi, 5 në Virginian Perëndimore, 8 në Kentucky, me nga 11 në Tennessee dhe Indiana, me nga 3 në Dakotën Veriore, Dakotën Jugore dhe Wyoming, 4 në Nebraska, 8 në Louisiana, 6 në Arkansas, 6 në Kansas, 10 në Missouri, 6 në Utah, 38 në Teksas, 6 në Iowa, 4 në Idaho, 29 në Florida, 3 në Montana dhe 18 në Ohio.

Ndërsa kandidati demokrat Biden ka marrë 3 delgatë në Washington DC, 3 në Vermont, 20 në Illinois, 13 në Virginia, 14 në New Jersey, 3 në Delaware, 11 në Massachusetts, 10 në Maryland, 29 në New York, 9 Colorado, 7 në Connecticut, 12 në Washington, me nga 4 në New Hampshire dhe Rhode Island, 5 në New Mexico, 7 në Oregon, 55 në Kaliforni, 11 në Arizona, 3 në Maine, 4 në Hawaii, 10 në Minnesota dhe 1 në Nebraska.

Në këtë mënyrë në zgjedhjet në të cilat vazhdon ende numërimi i votave deri tani Trump ka arritur në 213 delegatë ndërsa rivali i tij Biden në 238 delegatë.