Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Zgjedhjet presidenciale në Kroaci, Milanović dhe Primorac do të përballen në raundin...

Zgjedhjet presidenciale në Kroaci, Milanović dhe Primorac do të përballen në raundin e dytë

Zoran Milanović dhe Dragan Primorac

Zoran Milanović dhe Dragan Primorac do të garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci, raporton Anadolu.

Sipas rezultateve të para të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (DIP) të lëshuara pas procesimit të 99,59 për qind të vendvotimeve, presidenti aktual Milanović, kandidat i Partisë Social Demokrate (SDP), siguroi 792.106 vota ose 49,12 për qind, ndërsa Primorac, kandidat i Unionit Demokratik Kroat (HDZ), siguroi 312.568 vota ose 19,38 për qind.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e sotme presidenciale, sipas të dhënave të fundit nga autoriteti zgjedhor, ishte 46 për qind.

Fituesi i raundit të dytë i zgjedhjeve, që do të mbahet më 12 janar, do të jetë kandidati që do të fitojë më shumë vota.

Presidenti i ri i zgjedhur i Kroacisë, siç planifikohet, do të marrë detyrën më 18 shkurt të vitit 2025 dhe do të shërbejë në një mandat 5-vjeçar.

Exit mobile version