Zgjedhjet në Spanjë, çfarë mendojnë tre kandidatët spanjollë për Kosovën?

Zgjedhjet e përgjithshme janë duke u mbajtur në Spanjë. Qytetarët spanjoll që nga mëngjesi i janë drejtuar qendrave votuese për të zgjedhur liderin e ri.

Në garë për kryeministër të vendit janë tre kandidatë: Pedro Sanchez, Pablo Casado dhe Albert Rivera.

Pedro Sanchez ishte kryeministër së fundmi por që nuk arriti ta qoj deri në fund mandatin, transmeton Indeksonline.

Por cili është mendimi i tre kandidatëve rreth Kosovës?

Pedro Sanchez për shkak të Katalonisë dhe Baskëve është kundër pavarësisë së Kosovës.

Nga disa raportime të pakonfirmuar në Serbi, thuhet se qeveria socialiste e Sanchez ka kërkuar që të marrë pjesë në negociatat e Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa, Albert Rivera është një katalunas që ka kërkuar që shembulli i Kosovës të ndiqet edhe me Kataloninë.

Edhe nëse nuk arrin të fitoj, Rivera po shihet shumë i rëndësishëm në formimin e qeverisë së ardhshme.

Pablo Casado po ashtu është një përkrahës i çështjes së Katalonisë por asnjëherë nuk ka treguar saktësisht se çka mendon për Kosovën.

Casado po ashtu shihet si favorit për të fituar zgjedhjet në Spanjë.