Zgjedhjet në SHBA: Garë e ngushtë, Biden në epërsi të lehtë ndaj Trump

SHBA është duke parë një garë të ngushtë mes Joe Biden dhe Donald Trump në zgjedhjet presidenciale.

Joe Biden është në epërsi ndaj Donald Trump në garën për president të ri në SHBA, raporton Fox News, transmeton lajmi.net.

Nga votat e numëruara deri më tani, Biden prin me 238 vota elektorale.

Por, Trump është shumë afër tij me 213.Ajo që i ka dhënë shpresë Trumpit për një tjetër mandate si president i SHBA-së janë rezultatet premtuese nga shtetet që ende nuk kanë publikuar rezultatet.Duhen 270 vota elektorale për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.