Ballina Autorë Opinione Zgjedhjet në SH.B.A dhe ideologjia neo-liberale

Zgjedhjet në SH.B.A dhe ideologjia neo-liberale

Redi Shehu

Zgjedhjet në SH.B.A treguan se diktatura e sondazheve e cila sundon sot në botë nga një grusht njerëzish, si elitë ndërkombëtare mediatike, ka vënë vazhdimisht shkencën në funksion të ideologjisë neo-liberale. Diferenca e madhe mes Trump dhe Harris, si dhe fitorja e shtatë “swing states”, e tregoi më së miri këtë fakt. Ashtu siç fakte të tilla kemi parë për sondazhe të instrumentalizuara në zgjedhjet në Hungari, Turqi etj. Këto zgjedhje treguan se populli amerikan nuk është siç ne që ndodhemi jashtë tij e perceptojmë. Këto zgjedhje përcaktuan një gur të rëndësishëm kilometrik në fillimin e rënies së diktatit liberal në botë, i cili pati filluar një betejë të pafitueshme, atë kundër natyrshmërisë njerëzore përmes imponimit të një sërë agjendash të alienuara.
Këto zgjedhje na shfaqën një Amerikë e cila nuk është njësoj si më parë dhe një Trump i cili po ashtu nuk është i njëjti. Mes tërbimit të persekutimit që pësoi dhe përgjegjësisë që posti i jep, ai ka sot sfidën më të madhe për të mos rënë në “emolitikë” në politikën e emocioneve, kostot e të cilës do ishin të përmasave globale. Trump nuk është njeri i së mesmes, ai ose prodhon sukses, ose dështim. Ndaj ajo që do shohim në vijim do të jetë njëra nga këto të dyja, kjo edhe ne gjeopolitike.

Redi Shehu

Exit mobile version