Zgjedhjet në Mal të Zi: Deri në ora 17:00 votuan mbi 68 përqind e qytetarëve

Në Mal të Zi sot janë duke u mbajtur zgjedhjet parlamentare, deri në ora 17:00 atje kanë dalë të votojnë 68,4 përqind e votuesve, transmeton Klan Kosova.

Këtë e bëri të ditur Maja Bjeliq, koordinatore për media në Qendrën e Monitorimit (CEMI).

Ajo deklaroi se në rajonin e Podgoricës votuan 70.9 përqind e votuesve deri në ora 17:00, në rajonin e jugut 69.6 përqind dhe në rajonin e veriut 63.9 përqind.

Vendvotimet do të jenë të hapura deri në ora 20:00. Këto zgjedhje për të garuar kanë aplikuar 12 lista me kandidatë, prej tyre shtatë janë parti politike dhe pesë nga koalicione.

Pesë nga këto lista janë të pakicave dy janë shqiptare, një boshnjake dhe dy kroate. Zgjedhjet do të monitorohen nga 2.098 vëzhgues, prej të cilëve 265 të huaj.